Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dëshmorin Sali Çakaj në 24 vjetorin e rënies së tij në betejën e Koshares.
Kurti, me anë të një postimi në Facebook, thekson se në atë kohë Saliu kishte marrë nofkën “Veterani” sepse sipas Kurtit ishte me të vërtet veteran për nga përvoja.
“Sot është përvjetori i 24-të i rënies dëshmor i Sali Çekajt! Ai u vra në përballje me forcat serbe më 19 prill 1999, gjatë luftimeve të betejës së Koshares, betejë kjo në të cilën ai ishte një nga planifikuesit dhe komandantët kryesorë të operacioneve. Atë kohë, Saliu ishte 42 vjeç, por me kohë ai kishte marrë nofkën “Veterani”, sepse me angazhimin e tij patriotik, ai ishte vërtetë veteran për nga përvoja”, ka shkruar Kurti.
Tutje Kurti shtoi se Çakaj kishte rol kyç në organizimin e dy grupeve që u stërvitën në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, ku ishin edhe Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.
“Emri i Sali Çekajt shfaqet në shumë aktivitete të lëvizjeve dhe të organizatave politike që nga viti 1981 e tutje, kur ai u përfshi në demonstratat e asaj kohe. Gjatë viteve të ’90-ta, Çekaj kontribuoi intensivisht në shtrirjen dhe forcimin e rrjetit të shqiptarëve të angazhuar në lëvizjen për liri, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë”, tha Kurti.
“Aktivist politik, ushtarak, organizator mobilizues dhe komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj rezulton të jetë një nga profilet më shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ky hero në vepër dhe hero i shpallur i Kosovës, frymëzoi e u krijoi mundësi veprimi edhe shumë luftëtarëve çlirimtarë të tjerë më pas. Lavdi veprës patriotike të Sali Çekajt, bashkë me të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës”, përfundoi Kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...