Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit si dhe ka kërkuar edhe nga kryeministri i vendit Albin Kurti, që të reagojë edhe ai.
Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krasniqi ka dal nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Edhe pse është faze e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njëjti ka dal nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje. Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona euro”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka thënë se aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë.
“Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim. Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsë ose pamflet politik pa pikë vlere”, tha Miftaraj.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e KEK-ut. Ndërsa me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”./Arbresh.info/
Policia jep detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Priz...
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë