Gjykata Kundër Krimit të Organizuar në Shqipëri e ka dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes Ardjan Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.
Ndaj tij janë dhënë edhe disa dënime të tjera për krime por që mblidhen në një të vetëm.
Me të njëjtin masë, është dënuar edhe Florenc Çapja. Gjykata dënoi me burg përjetë edhe shtetasin Jorgo Leku ose Olsi Leku me të njëjtën akuzë dhe si pjesë e bandës.
Ervis Bardhi si bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me vetëm 15 vite burgim, ndërsa me 25 vite burgim është dënuar Klajdi Dokli dhe Etjen Cani.
Të gjithë këta janë pjesë e një bande të njohur në Elbasan dhe akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri./tch/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...