Google ADS

Kurti takoi Minxhozin, flasin për mbledhjen e radhës së qeverive të Kosovës e Shqipërisë

19:48 | 19 Prill 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ishin fokusi i bisedës.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti dhe Minxhozi diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Minxhozi uroi Kurti dhe popullin e Kosovës për vendimin e liberalizimit të vizave, që dje u votua në Parlamentin Evropian kurse sot u nënshkrua.

Po ashtu përgëzoi kryeministrin dhe qytetarët e Republikës edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që u arritë së fundmi, e që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare në gjithsej 26 vendkalime kufitare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme