Në Stazburg është nënshkruar sot vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Bislimi ka thënë se me këtë rast është mbyllur një proces që kishte ngecur për shumë vite. Duke shtuar se me përkushtim të madh të shtete anëtare është bërë e mundur që Kosova t’i hiqen liberalizimit të vizave.
“Ka marrë 11 vjet kohë. Kishte ngecur në Këshill për shumë vjet. Por kemi punuar ngushtë me të gjitha shtetet anëtarë që kjo të bëhej e mundur. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për durimin. Do të bëjmë fushata për t’i njoftuar ata se çfarë është dhe çfarë nuk është liberalizimi”, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se me heqjen e liberalizimit të vizave, kosovarët do të ndjehen pjesë e Evropës.
“Është mesazh për qytetarët se edhe ne jemi pjesë e Evropës. Ka të bëjë me studentët, sportistët, të cilët mund ta eksplorojnë Evropën”.
Madje ai ka theksuar se më nuk do të ketë më pengesa për sportistët e artistët, të cilët janë penguar të marrin pjesë nëpër ngjarje, shkaku i mosdhënies së vizave.
Ndryshe, dje Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për viza, duke përmbyllur procedurat e vendimmarrëse për këtë çështje./Arbresh.info/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore