Policia e Kosovës ka parandaluar garat e shpejtësisë në autostrada në tri lokacione të ndryshme.
Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në tri lokacione të ndryshme (1) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Mazgit, (2) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të hyrje/dalje Prizren Veri dhe (3) Autostrada “Arben Xhaferi” në afërsi të hyrje/dalje në Babush, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan arbresh.info
Postimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Parandalimi i garave të shpejtësisë në autostrada në tri lokacione të ndryshme
Me datë 15.04.2023 në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në tri lokacione të ndryshme (1) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Mazgit, (2) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të hyrje/dalje Prizren Veri dhe (3) Autostrada “Arben Xhaferi” në afërsi të hyrje/dalje në Babush, ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë (7) gjoba si dhe të njëjtit janë shpërndarë. /Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...