Google ADS

Tahiri: Kuvendi është kthyer në një lojë me numra, qasje e papërgjegjshme dhe jo serioze

14:22 | 19 Prill 2023
A. B.

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Sipas Tahirit, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të qeverisë tash e dy vjet,, shkruan arbresh.info

Tahiri tha se kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar.

“Fatkeqësisht jeni dëshmitarë edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit të Kosovës. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri.

“Është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo qeveri dhe kjo mazhorancë. Kuvendi Kosovës është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

Tutje Tahiri deklaroi se kjo qasje duhet të përfundoj sa më shpejtë.

“Kjo qasje duhet të përfundoj pasiqë i ka humb kuptimi me ardh deputetët me pritë nga 2, 3 orë dhe në fund mos me arritë me mbajtë asnjë seancë”, përfundoi Tahiri.

Ndonëse, pritjet ishin që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës të vazhdonte në 12:30, përsëri në mungesë të deputetëve u ndërprenë punimet deri në seancën e radhës.

Ndër pikat që ishin paraparë të diskutoheshin në seancën e sotme ishin votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme