Google ADS

Moti sot në Kosovë i vranët dhe me riga shiu

07:23 | 19 Prill 2023
K.B

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me i vranët dhe intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme