Sot bëhet nënshkrimi final për liberalizimin e vizave, merr pjesë edhe Bislimi

07:19 | 19 Prill 2023
K.B

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë sot prezent në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit final që do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e sotme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

“Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024’, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme