Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka organizuar një iftar për qytetarët në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se në iftar kanë qenë të pranishëm mbi 1200 pjesëmarrës dhe shtoi se ishte një natë e mrekullueshme dhe kaluan shumë bukur.
Ai i falënderoi si të gjithë të pranishmit si dhe u dëshiroj agjërim të pranuar
“Sonte ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Fondacioni “Behgjet Pacolli” me organizatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit organizuam një Iftar për qyetarët. Ishim mbi 1200 pjesëmarrës dhe kaluam momente të mira. Ju falemenderit dhe ju dëshiroj agjërim të pranuar. Zoti ju shpërbleftë! Falënderoj po ashtu të gjithë sponsorizuesit e kësaj mbrëmje: Besim Rexhepaj, Bankën Ekonomike, Mabetex Group, Siguria, M-Technologie dhe IMK në Ferizaj që mundësuan këtë Iftar”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Behgjet Pacolli bashkë me Halil Kastratin shtrojnë iftar në sallën 1 Tetori në Prishtinë
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga