Tentim djegia e derës së Kishës Ortodokse në Prizren, Hovenier: Autoritetet ta hetojnë krimin

18:23 | 18 Prill 2023
E.H

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryepeshkopin Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse.

Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me klerikun ortodoks biseduan edhe për liritë fetare.

“Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka shkruar Hovenier.

Gjithashtu, ai e ka dënuar rastin pasi persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën derës së Kishës Ortodokse ‘Shën Pantelija’ në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse.

“Iu bëj thirrje autoriteteve ta hetojnë plotësisht krimin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme