Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tije në fitoren e thellë përballë Leeds United.
“The Reds” shënuan gjashtë gola nga shtatë goditje në portë, me Mohamed Salah dhe Diogo Jota që inspiruan skuadrën me nga dy gola secili.
Skuadra e Klopp ka mundur Bournemouth 9-0 dhe Manchester United 7-0 këtë sezon, por gjermani beson se paraqitja në “Elland Road” është më e mira e tyre.
“Jam shumë i lumtur për atë lojë. Mendoj se kemi detyruar shumë gabime, [shënuam] gola sensacionalë, në drejtim të kundërpresingut ishte më e mira për, dua të them, dekada. Pjesa ime e preferuar ishte në minutën e 92-të – katër lojtarë e ndoqën djalin e gjorë. topin nga Leeds. Mendoj se është ndeshja më e mirë që kemi luajtur këtë sezon, në aspekte të ndryshme”, tha ai për Sky Sports.
Liverpool gjendet në vendin e tetë me vetëm 47 pikë të grumbulluara./Arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...