Bënte ‘drifta’ në Pejë, policia e ndëshkon kundërvajtësin

16:21 | 18 Prill 2023
E.H

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë një person i cili me veturën e tij ka bërë ‘drifta’ në qytetin e Pejës.

Të njëjtit i është shqiptuar tiketa me tre muaj masë mbrojtëse, dy pikë negative dhe 150 euro gjobë.

“Me datё 18.04.2023 rreth orёs 01:35, Njësiti i komunikacionit rrugor DRP Pejё, i ka shqiptuar gjobё kundёrvajtёsit. I dyshuari ka shkatuar kundёrvajtje i cili me veprimet e tij ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik. Pёr kёtё veprim kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar tiketa, 3 muaj masё mbrojёse, 2 pikё negative dhe 150 euro gjobё”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme