Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar disa kontrolla në shkolla të mesme të lartë në tri komunat, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit ka sekuestruar gjashtë thika.
“Mbi bazën e vlerësimeve periodike dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me këshillat i prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, me qëllim të parandalimit me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar urdhër kontrolle të nxënësve në shkolla. Me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme janë kontrolluar 11 shkolla të mesme, 278 paralele me gjithsej 5585 nxënës, me ç’ raste gjatë kontrollimit brenda hapësirave të shkollave të ndryshme në posedim të nxënësit janë gjetur gjashtë (6) thika, të cilat janë sekuestruar si prova materiale”, njofton Policia.
Më tej, në njoftim thuhet se, provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rastet të iniciohen dhe të hetohen në procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.
“Policia, mbetet e përkushtuar në parandalimin e incidenteve në shkolla dhe falënderon për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, theksohet në komunikatë. /Arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...