Google ADS

Xhudistët nga Kosova, pjesëmarrës në Kampin Olimpik në Tata, Hungari

14:34 | 18 Prill 2023
K.B

Kampi Olimpik i organizuar nga Federata Evropiane e Xhudos në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Xhudos. ka mbledhur 300 xhudistë nga 38 shtete të 4 kontinenteve të botës.

Nga Kombëtarja e Kosovës, pjesëmarrës ishin Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Anes Veseli, Rios Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent trajnerit, Fatos Tabaku.

Ky kamp është pjesë e përgatitjeve drejt Kampionatit Botëror që do të mbahet në datat 7-12 maj në Katar dhe garave kualifikuese për Lojërat Olimpike në Paris 2024./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme