Sinan Vllasaliu rikthen llogarinë e tij të Instagram-it

10:48 | 18 Prill 2023
A. B.

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Sinani, së fundi është rikthyer në rrjetin social “Instagram”, pasiqë siç i quajti ai persona të papërgjegjëm ia hakuan llogarinë personale të këtij rrjeti, shkruan arbresh.info

Këngëtari njoftoi se një muaj më parë iu hakua llogaria e tij, por tashmë e ka kthyer.


Ai u kërkoi falje ndjekësve nëse gjatë kësaj periudhe kanë pranuar mesazhe jo të duhura nga profili i tij.

Sinani po vazhdon të jetë në stilin e tij muzikor dhe të pëlqehet mjaft shumë nga publiku. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme