Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë se me ndryshimet në Ligjin e tatimit në pronë “do t’i bëjë lëmsh komunat”.
Të martën në Komisionin për Buxhet do të shqyrtohet në parim Projektligji që mori mbështetjen e Qeverisë në fund të marsit. Mbledhja e Komisionit do të nisë në orën 14:00. Sipas Hotit, ndryshimet e ligjit do të kenë ndikim negativ në të hyrat vetanake të komunave.
“Sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet projektligji për ndryshimin/plotësimin e Ligjit të Tatimit në Pronë. Ky projektligj do t’i bëjë lëmsh komunat. Ligji që është në fuqi është punuar gjatë me ekspertë suedez të mbështetur nga qeveria suedeze dhe i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për administrim të tatimit në pronë. Si i tillë, ky projektligj do të ketë ndikim negativ në të hyrat vetanake të komunave. Do t’i trefishoj normat e tatimit në pronë për prona me vlera të mëdha. Do të vendosë tatimin në parcelat e punuar që me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur punimin e tokës”, ka shkruar Hoti.
Ai e ka cilësuar këtë qasje të Qeverisë si “tepër të keqe”. Ka akuzuar Qeverinë për mungesë serioziteti dhe profesionalizmi.
“Një ndryshim kaq i madh po bëhet pa asnjë konsultim me komunat dhe bizneset, të cilat do të ndikohen negativisht jashtëzakonisht shumë. Kjo qasje ad-hoc tregon mungesën e seriozitetit dhe profesionalizmit në qeverisje. Dëm i madh për ekonominë”, ka vazhduar Hoti. “Këta qeveritarë sikur me qenë të interesuar të shkatërrojnë çdo gjë, e jo të ndërtojnë mbi atë që është ndërtuar deri më tani dhe të përmirësojnë lëshimet e të kaluarës”, ka shkruar ai. /Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...