Ancelotti: Historia thotë se Reali është “Mbreti” i Championsit

07:45 | 18 Prill 2023
K.B

Real Madridi rinis nga 2-0 e ndeshjes së parë, një fitore e nënshkruar me golat e Benzema dhe Asensio.

Carlo Ancelotti rikthehet në ‘Stamford Bridge’ për të fituar gjysmëfinalen e katërt të Champions League kundër Chelseat si trajner i ‘Los blancos’.

“Jemi mirë, të motivuar si gjithmonë”, tha trajneri italian në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes. “Këto janë ndeshje të rëndësishme, duhet të mendojmë se kanë mbetur edhe 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Jemi gati të japim maksimumin, nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë. Njëmbëdhjetëshen startuese? Kjo skuadër më bën të ndryshoj mendje shumë herë… Të mendosh se kam një 11 të preferuar është mungesë respekti për ata që luajnë më pak dhe bëjnë shumë mire”, tha italiani.

Champions League është habitati natyror i Ancelottit. Champions League është kopshti i Realit:

“Në këtë klub kanë ide shumë të qarta. Nuk mund të fitohet gjithmonë, por ne duhet të përpiqemi të konkurrojmë deri në fund. Ne mund ta bëjmë atë dhe nëse arrijmë atje do të thotë se kemi arritur. Historia thotë se Reali është mbreti i këtij kompeticioni dhe ne jemi një pjesë e vogël e kësaj historie. Një histori që do të donim ta bënim edhe më të mirë.” Ankoroni veten në të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Të shikosh më përpara apo të mendosh për diçka tjetër nuk është pjesë e mendjes dhe planeve të Ancelottit:

“E ardhmja ime? Nuk dua të flas më për këtë. E kam thënë disa herë që kam kontratë dhe do të doja të qëndroja te Real Madrid”. /rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme