Google ADS

Këmbimi valutor në monitorim, rrezik për pastrimin e parave

07:17 | 18 Prill 2023
K.B

Kontrollet në pikat e këmbimit valutor janë rritur gjatë vitit të kaluar, ndërsa Banka e Shqipërisë ka revokuar 29 licenca.

Nga ana tjetër, ka pasur interes të lartë për të investuar në hapjen e zyrave të reja në vend.

Në vitin 2022, Banka e Shqipërisë ka revokuar 29 licenca të agjencive të këmbimit valutor, numër i lartë ky krahasuar me vitet e kaluara.

Ky treg është sektor me risk të lartë për pastrim parash, dhe për pasojë Banka Qendrore ka rritur edhe numrin e kontrolleve.

Gjatë vitit 2022 ajo kryer inspektime që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 82 subjekte.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka kryer një numër të lartë inspektimesh.

Disa subjekte madje janë dënuar me gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

Nga ana tjetër edhe interesi për të investuar në bizneset që shesin dhe blejnë para, ka rezultuar i lartë. Vitin e kaluar janë hapur 56 pika të reja të këmbimit valutor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 583./euronews

Të ngjashme