Getafe është tallur me Barcelonën, pasi Xavi insistoi se kushtet e fushës dhe dielli patën ndikim në barazimin mes dy skuadrave.
Pas barazimit, trajneri spanjoll theksoi se fusha dhe orari i ndeshjes i bënë keq Barcelonës.
Me këtë deklaratë u tall trajneri i Getafes, Quique Sanchez Flores, i cili sugjeroi që lojtarët e Barcelonës të investonin në krem kundër diellit.
Ndërsa llogaria zyrtare e klubit në Twitter e çoi më tej shakanë, duke pyetur ndjekësit e tyre nëse ishin skuadra Nivea apo skuadra e “Afterson”.
Azulones, ¿de qué team sois vosotros? 😎
♥ Team Nivea
🔃 Team Aftersun— Getafe C.F. (@GetafeCF) April 17, 2023
Barcelona u ndal në një barazim pa gola për ndeshjen e dytë radhazi në La Liga.
“Katalanasit” do të vazhdojnë rrugën për të siguruar titullin, kundër Atletico Madridit në fundjavë./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës