Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka ndryshuar çmimi i produkteve ushqimore që importohen.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan, që sipas tij, i ka ulur çmimet.
“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...