Google ADS

Osmani e quan masakrën e Poklekut – Holokaust: Regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë

12:38 | 17 Prill 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Poklek të Drenasit në 24 vjetorin e masakrës.

Masakrën e Poklekut, që mbetën të vrarë 53 civilë shqiptarë, Osmani e ka krahasuar me Holokaustin, transmeton Arbresh.info.

Ajo para mediave tha se në këtë masakër janë vrarë më së shumti fëmijë e madje janë djegur trupat e tyre për të fshehur krimin e ndodhur nga forcat serbe.

Sipas të parës së shtetit regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë. Ajo ka shtuar se personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër, por regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi.

“Këtu ne Polklek ka ngjarë një Holokaust i vërtet, siç edhe e dini diku 54 anëtar të familjeve Muçolli, Elshani dhe të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Shumica dërmuese fëmijë fillimisht janë ekzekutuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen krimi i tyre. Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që as një shqiptar të mos mbetet në tokën e Kosovës. Edhe kjo masakër ashtu si edhe ajo në Çikatovë dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima. Personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi. Ata që i bënë këto masakra po shpërblehen me pozicione të larta në policinë në serbi”, deklaroi Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme