Reperi i njohur Noizy, ka bërë shumë bujë me veprimin e tij.
Ai së fundmi e ka personalizuar targën e veturës së tij luksoze “Lamborghini”.
E shifren sa ka kushtuar kjo targë me gjashtë karaktere, e ka treguar drejtori i Përgjishëm i Transportit rrugor në Shqipëri, Blendi Gonxhja.
“Kjo targë që ka marrë këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra”, tha ai para disa ditësh në një intervistë në Euronews Albania.
Gonxhja theksoi se targat mund të barten nga një veturë në tjetrën, me kusht që vetura tjetër të jetë më i shtrenjtë se vetura e parë.
Përkthyer në shifra 2.2 milionë lekë të vjetra apo 220 mijë të reja, i bie që reperit targa t’i ketë kushtuar 1 mijë e 946 euro e 75 centë.
Së fundmi, Rigels Rajku, i njohur si Noizy e ka publikuar albumin e ri të titulluar “Alpha”.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...