Google ADS

Përfundon dëshminë dëshmitarja e parë, seanca do të vazhdojë më dëgjimin i dëshmitarit të dytë të ZPS-së

11:52 | 17 Prill 2023
E.H

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka përfunduar dhënien e dëshmisë dëshmitarja e parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Edhe në seancën e sotme, dëgjimi i dëshmitares së parë, ka vazhduar të bëhet në seancë private, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë edhe gjatë javës së kaluar ishte dëgjuar në seanca të mbyllura për publikun.

Pas kësaj dëshmitare seanca pritet të vazhdojë më dëgjimin e dëshmitarit të dytë të propozuar nga ZPS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme