Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit për mos pranimin si provë të një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Sipas gjykatësit Charles Smith III, pranueshmëria e kësaj prove do të mund të shkaktojë cenim të pa drejtë të të akuzuarve.
I njëjti ka thënë se nuk lejohet ZPS të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafin 3, 16 dhe 23 të materialit, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, ai tha se duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova.
Fillimisht i njëjti sqaroi do të trajtohet mocioni i mbrojtjes së Selimit për përjashtimin e provave dorëzuar më 6 prill, me të cilën kërkesë janë pajtuar edhe mbrojtja e Thaçit dhe mbrojtja e Krasniqit.
‘‘Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë’’, tha tutje gjykatësi.
Për këtë mocion, gjykatësi Smith tha se ZPS është përgjigjur me 12 prill.
Sipas gjykatësit, ZPS ka kundërshtuar të njëjtin mocion me argumentimin se dëshmia është e pranueshme sipas rregullit 137 dhe 138 dhe duke e konsideruar dëshminë si relevante dhe autentike.
‘‘Trupi gjykues rikujton që pala që dorëzon prova duhet të demonstroj se faktet që kërkon të vërtetoj janë përkatëse për çështjen’’, tha tutje gjykatësi Smith.
Ndryshe, seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitares duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit, seancë e cila është private sikurse edhe herët e tjera.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...