Ditë më parë në Bruksel është zhvilluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, të cilët janë dakorduar për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes së arritur në Ohër.
Ky takim ishte i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve.
Megjithatë ky takimi i kryenegociatorëve në Bruksel ka ngjallur reagime të shumta nga partitë opozitare dhe shoqëria civile kosovare.
Politologia shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani, Vjollca Hajdari, flet për Arbresh.info rreth kësaj çështje.
Hajdari thotë se në Kosovë të gjitha proceset shihen të përthekuara me planin franko-gjerman, por Serbia i sheh dy gjëra të ndara nga njëra tjetra, pasi Serbia së pari dëshiron që të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj të nënshkruhet plani franko-gjerman.
“Për të kuptuar, përse janë takuar dy negociatorët në Bruksel, ndonëse kemi planin franko-gjerman, duhet të zbërthejmë paksa gjenezën e kësaj çështjeje. Përderisa Kosova, pra ne të gjithë, nisemi se brenda planit “franko-gjerman”, janë të përthekuara të gjitha proceset, Serbia i sheh dy gjëra të ndara nga njëra tjetra, e para Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e dyta plani franko-gjerman. Pra duke u nisur nga ky fakt, Serbia dëshiron, që së pari të krijohet Asociacioni, e pastaj të nënshkruhet plani franko-gjerman”, ka thënë Hajdari për Arbresh.info.
Tutje ajo thotë se meqë themelimi i Asociacionit duhet të zyrtarizohet, Serbia do të kërkoj që të procedohet aspekti administrativ, juridik respektivisht ai ekzekutiv e pastaj të implementohet marrëveshja Kosovë – Serbi.
“Meqë themelimi i Asociacionit duhet të zyrtarizohet, Serbia kërkon që tani të procedohet aspekti administrativ, juridik respektivisht ai ekzekutiv e pastaj të implementohet marrëveshja Kosovë – Serbi. Në këtë procedim, që ka të bëjë me Asociacionin, hyjnë edhe kontrata që ka të bëjë me energjinë dhe marrëveshjet e tjera që do të pasojnë”, thotë ajo.
Megjithatë, politologia Hajdari thotë se Vuçiç nuk do ta nënshkruajë planin franko – gjerman, derisa çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të hyjë në fazën përfundimtare.
“Për të kuptuar me lehtë se çfarë po ndodh, dua të ju shpjegoj se këtu bëhet fjalë për dy negocime paralele, pra, atë rreth Asociacionit dhe marrëveshjeve rreth tij si dhe negocimet rreth dialogut Kosovë -Serbi, gjegjësisht propozimit franko-gjerman. Sigurisht mbani mend takimet e fundit Kurti-Vuçiç, ku nuk u bë nënshkrimi nga ana e Vuçiçit, apo edhe takimet në Ohër. Të gjitha këto zhvatje nga ana e Serbisë kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit, ndaj Vuçiqi nuk nxiton të nënshkruajë asgjë, derisa çështja e komunave me shumicë serbe të hyjë në fazën përfundimtare”, thotë Hajdari.
Marrëveshjet e tjera dhe ajo për energjinë elektrike veç e kanë dhënë shembullin që e ndjek Serbia, sipas politologes Hajdari ka ndodhur edhe vetë menaxhimi në komunat me shumicë serbe, pasi këto komuna e kanë shfrytëzuar falas dhe pa e paguar shpenzimin e energjisë.
“Përderisa politikanet tanë thonë se nuk do të ketë autonomi të Asociacionit në Kosovë, Serbia e sheh këtë pikë si çështje të kryer. Vuçiçi është shprehur se Serbia ka llogaritur, që konsolidimi i Asociacionit të zbatohet 9 vjet më parë, ndaj tani ai, si urgjencë, e sheh zyrtarizmin e tij. Serbia shkon edhe më larg dhe thotë (jo zyrtarisht) se Veriu dhe Komunat me shumicë serbe janë ndarë që në vitin 1999. Si pasojë e gjithë kësaj, ka ekzistuar një lloj Asociacioni nën hije dhe është ushtruar një lloj sistemi paralel. Kjo ka rezultuar, që Asociacioni mos t‘i japë kurrë llogari shtetit të Kosovës, për asnjë gjë që ka ndodhur brenda. (Kjo tani po“ përkthehet“ si vetë menaxhim.) Shembulli më i mirë, është ai i energjisë elektrike, të cilën këto komuna e kanë shfrytëzuar falas”, ka thënë në fund Hajdari.
Kujtojmë se më 18 mars, Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut u dakorduan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.
Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se pavarësisht se nuk është firmosur, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.
Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi pritet të zhvillohet më 22 prill në Bruksel./Arbresh.info/ PleuratSalihu/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...