Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qenë një emër mjaft i komentuar.
Kjo për faktin se ka qenë vazhdimisht aktive me postime duke ndarë detaje me ndjekësit për albumin e ri të quajtur “Bebe”.
Bukuroshja nga Dibra tashmë ka njoftuar se ky album do të lansohet më 28 prill, teksa së fundmi thekson se kanë ngelur edhe 12 ditë.
“Albumi publikohet edhe 12 ditë (28 Prill)”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë që bëri njoftimin, biondja ka hedhur disa fotografi nga paraqitja e saj në “Coachella 2023”.
Ajo iu bashkua grupit “Two Friends” në skenë duke interpretuar kështu dy këngë.
Albumi i saj i treti me radhë mban gjithsej 12 këngë që janë: “Heart Wants What It Wants”, “Miracle Man”, “Satellite” me Snopp Dogg, “When It Rains”, “Call On Me”, “I’m Good (Blue)” me David Guettan, “Visions (Don’t go)”, “I’m Not High, “I’m In Love”, “Blue Moon”, “Born Again”, “I Am” dhe “Seasons” me Dolly Parton. /Telegrafi/
View this post on Instagram
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...