Barcelona: Gavi do ta përfundoj karrierën në “Camp Nou”

23:49 | 16 Prill 2023
Orgesa Haziri

Drejtor i futbollit te Barcelona, Mateu Alemany donte t’i jepte fund të gjitha dyshimeve për të ardhmen e Gavi.

Drejtori sportiv tha se lojtari nuk do të largohet nga klubi në asnjë rrethanë.

Mateu Alemany donte t’i bënte të qarta gjërat me Gavi Paez.

Në një javë në të cilën është folur për një të ardhme të mundshme të lojtarit te Chelsea, drejtori sportiv i Barcelonës mbylli derën e largimit të tij.

“Gavi rinovoi në atë kohë për katër sezone dhe ai ka tre të tjera për të përfunduar, ai është i sigurt se do të respektojë kontratën e tij. Ne jemi të bindur se ai do të përfundojë karrierën e tij në Barca. Nuk ka asnjë problem,” tha ai për ‘DAZN. ‘.

Alemany foli edhe për dritaren e transferimeve që do të hapet më 1 qershor:

“Kur mbyllet dritarja e transferimeve, ne tashmë po mendojmë për atë të radhës. Kjo është pjesë e shfaqjes. Kjo është mirë për tifozët, por ne punojmë gjatë gjithë vitit për të të jemi në një pozicion të mirë për merkato. Tani duhet të fokusohemi te ekipi dhe konkurrenca, të fitojmë sa më shpejt titullin. Do të ketë një verë të gjatë për nënshkrime”, tha ai.

Gavi ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, por klubi nuk e ka regjistruar ende këtë pas telasheve financiare me La Ligan./Arbesh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme