Google ADS

Syla thotë se Prokuroria s’e ka kontaktuar ende zyrtarisht për rastin e sulmit ndaj tij

22:48 | 16 Prill 2023
E.H

Gazetari Valon Syla, është shprehur i shqetësuar pasi ende prokuroria nuk e kanë kontaktuar zyrtarisht mbi procesin rreth rastit të tij ku u sulmua nga tre persona të dyshuar javën e kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Syla u shpreh se nuk është njoftuar që është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit të personave të dyshuar, përcjell Arbresh.info.

”Nuk i di saktësisht këto procedurat penale por diçka po më habit shumë në rastin e sulmit tim. Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai që është caktu më vonë, nuk më kanë kontaktu ende zyrtarisht. Prokuroria nuk më ka dhënë asnjë dokument rreth rastit tim, bile ende zyrtarisht nuk më kanë tregu kush është prokuror i rastit”, ka shkruar Syla.

‘Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedurës paraprake, nuk më kanë njoftu që është mbajtë seance për caktimin e paraburgimit të personave të dyshuar. Nga mediat jam informu dhe kisha pasë qejf me qenë prezent unë ose avokati im. Ende nuk jam njoftu zyrtarisht për caktimin e paraburgimit, pra nuk e kam aktvendimin”, tha ai.

Tutje Syla thotë se beson në drejtësi si dhe potencon se ngjashë ka ndodhur edhe me rastin e parë, ku sulmuesi është dënuar me 4000 euro gjobë.

“Unë besoj në drejtësi, por nuk po me doket n’rregull kështu.Njëjtë ma kanë bo edhe në rastin e parë, kur sulmuesi u dënua vetëm 4000 euro dhe pak ditë paraburgim”, u shpreh Syla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme