Google ADS

Saka kërkon falje, pasi humbi penalltinë

21:30 | 16 Prill 2023
Orgesa Haziri

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, përmes një postimi në Instagram iu ka kërkuar falje mbështetësve, pasi humbi penalltinë kundër West Ham të dielën.

Reprezentuesi anglez pati mundësinë të kalonte Arsenalin në epërsi 3-1 në fillim të pjesës së dytë, por dërgoi penalltinë e tij jashtë shtyllës.

West Ham vazhdoi të rrëmbejë golin e barazimit, duke i detyruar “The Gunners” të kënaqen me një pikë që i jep Manchester City një shtysë të re në garën për titull.

Pas ndeshjes, Saka u kërkoi falje tifozëve të Arsenalit përmes rrjeteve sociale.

“Pavarësisht nga rezultati, unë gjithmonë do të pranoj përgjegjësinë time. Më falni Gunners, do të bëj gjithçka që mundem për ta bërë atë të drejtë,” tha ai në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by God’s Child 😇 (@bukayosaka87)

Arsenali tani është vetë katër pikë përpara Cityt në krye të Premierligës dhe skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme