Kurti takon kandidatët e LVV-së që garojnë për kryetar të komunave në zgjedhjet e 23 prillit

21:21 | 16 Prill 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me katër kandidatët e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunave në veri të Kosovës.

Kurti ishte i shoqëruar nga disa ministra dhe deputetë të partisë LVV.

Kurti si Kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.

“Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Erden Atiqi sërish kandidon për veriun e Mitrovicës.

Flatron Hasani kandidon për Zubin Potokun.

Fetah Peci kandidon për Zveçanin.

Derisa Lulzim Hetemin Lëvizja Vetëvendosje e kandidon për Leposaviq”, njofton LVV./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme