Muja ia siguron fitoren Antwerp

21:06 | 16 Prill 2023
Orgesa Haziri

Arbnor Muja ka shënuar një supergol për ta ndihmuar Antwerp të sigurojë fitoren e radhës.

Skuadra nga Belgjika fitoi me rezultat të ngushtë 1:0 kundër Kortrijk.

Golin e vetëm e shënoi sulmuesi me prejardhje nga Kosova.

Ai në minutën e 71 shënoi nga një goditje nga largësia.

Për 24-vjeçarin kjo ishte goli i gjashtë në 29 paraqitje në të gjitha garat, ai po ashtu ka dhuruar pesë asistime.

Antwerpi zë vendin e tretë me 69 pikë, kurse Kortrijku në vendin e 14-të me 31 pikë, pas 33 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit të Belgjikës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme