Google ADS

Trepça mposht Prishtinën në ndeshjen e dytë

19:29 | 16 Prill 2023
Orgesa Haziri

Trepça ka arritur që ta mposhti Sigal Prishtinën për të barazuar serinë e ndeshjeve në 1:1.

Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me rezultat 77:68.

Trepça që në çerekun e parë e filloi më mirë, duke e fituar epërsinë prej 10 pikëve me shifrat 21:11.

Periudha e dytë ishte më e barabartë madje skuadra nga kryeqyteti u rikthye, duke fituar 20:21.

Dominimi i vendasve u kthye në pjesën e dytë, ku Trepça e fitoi çerekun e dytë 24:12, Prishtina provoi të rikthehej në fund, por ata e menaxhuan mirë ndeshjen.

Daniels ishte më efikasi me 20 pikë, por edhe Wilson u tregua vendimtar me 19 sosh.

Kujtojmë që ndeshjen e parë e ka fituar Prishtina./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme