Toni Kroos do të qëndrojë në Real Madrid për të paktën edhe një sezon, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje të re deri në vitin 2024.
Marca pretendon se Kroos më parë ka refuzuar ofertën e një kontrate të re dhe po mendonte të pensionohej përpara se të ndërronte qëndrim dhe të nënshkruante kontratën e re.
Kroos iu bashkua Realit në vitin 2014 nga Bayern Munich dhe ka bërë më shumë se 400 paraqitje.
Ai ka fituar çdo trofe në dispozicion të tij, përveç Kupën e Mbretit dhe u tha se nuk ishte i sigurt se a mund të vazhdonte në nivelin më të lartë, por ai është bindur nga hierarkia e klubit.
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se pret që treshja veterane – Kroos është 33, ndërsa Benzema është 35 dhe Modric është 37 – të qëndrojë për të paktën një sezon tjetër edhe pse kontratat e tyre skadojnë në verë./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...