Sllovenia mposht Kosovën

20:37 | 15 Prill 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur nga Sllovenia.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinaleve të turneut ndërkombëtar “April Cup” përfundoi me rezultat të thellë 6:1.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Turqia e mundi Malin e Zi, 6:5 pas penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2.

Kësisoj, të shtunën në orën 16:00, Kosova do të luajë përballë Malit të Zi, në ndeshjen për vendin e tretë.

Këto gara po zhvillohen në Poreç të Kroacisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme