Google ADS

Pesë ndeshje pa fitore, vazhdojnë problemet te Chelsea

18:14 | 15 Prill 2023
Orgesa Haziri

Rikthimi i Frank Lampard në “Stamford Bridge” u pasua me një humbje nga Brighton.

Mysafirët arritën që me përmbysje të marrin tri pikë të plota me rezultat 2:1.

Brighton e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Evan Ferguson, por goditja e tij u ndal nga traversa.

Fati rezultoi të ishte kundër “Pulëbardhave” pasi “Blutë” shënuan golin e hapjes përmes Conor Gallagher, goditja e të cilit u devijua konsiderueshëm gjë që e bëri gati të pamundur për Robert Sanchez-in ta mbronte.

Kapiteni Kepa bëri disa pritje fantastike, duke mohuar Kaoru Mitoma dhe Fergusonin.

Por ai e pati të pamundur ta ndalte goditje me kokë të Danny Welbeck, e cila ishte fillimi i rikthimit për Brightonin.

Julio Enciso me një goditje nga distanca e cila përfundoi në këndin e sipërm e hapi llogarinë e tij në Premier League dhe ia dha fitoren skuadrës së Roberto De Zerbit.

Chelsea mbetet në vendin e 11, kurse Brightin janë në vendin e shtatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme