Bayern gabon përballë Hoffenheimit

17:35 | 15 Prill 2023
Orgesa Haziri

Bayern Munich nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë përballë Hoffenheimit në shtëpi.

Kampionët aktual të Gjermanisë janë ndalur në një barazim 1:1.


Pas, 17 minutave lojë Kingsley Coman asistoi për Benjamin Pavard, në golin hapës.

Pavarësisht dominimit të skuadrës së Thomas Tuchel, mysafirët arritën ta gjenin golin e barazimit me anë të Andrej Kramaric.

Një përgjigje e menjëhershme nga Pavard dukej sikur kishte rikthyer epërsinë për Bayenrin, por goli u përjashtua për pozicion jashtë loje.

Bayern mbetet në vendin e parë me 59 pikë, kurse Hoffenheim është i 13 me 29 pikë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme