Pas humbjes nga Dukagjini, Prishtina është rikthyer te fitorja duke mposhtur Ferizajn, me rezultat 2:0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Leotrim Kryeziu në minutat e fundit të pjesë së parë, kurse Krasniqi e vulosi fitoren e skuadrës nga kryeqyteti.
Me këtë fitore Prishtina ngjitet në vendin e katërt me 41 pikë, derisa Ferizaj bie në zonën e “rrezikshme” me 31 sosh.
Te fitorja është rikthyer edhe Gjilani me një triumf përballë Malishevën, me rezultat 2:0.
Gjilani shënoi dy herë brenda pjesës së parë për të siguruar një fitore të rëndësishme.
Fillimisht Billalli zhbllokoi rezultatin për 1:0 në minutën e 12-të, kurse Zeka dyfishoi epërsinë pas gjysmë ore lojë.
Gjilani mbetet në vendin e tretë, kurse Malisheva bie në vendin e parafundit.
Në ndeshjen e fundit për ditën e shtunë Llapi është ndalur nga Trepça 89 me një humbje 2:1.
Krasniqi fillimisht shënoi për t’ia dhënë epërsinë Llapit, por në minutën e 67, Oyekambi barazoi shifrat për rezultatin 1:1.
Kur, dukej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, skuadra nga Mitrovica gjeti golin në minutat e fundit të ndeshje me anë të Sahitit, i cili shënoi nga penalltia.
Llapi bie në vendin e pestë derisa Trepça 89 është në vendin e shtatë./Arbresh.info/
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...