Vrasja e gruas në Pejë, Çitaku: Dhimbje pafund për jetët e që po shuhen dhunshëm çdo ditë

12:54 | 15 Prill 2023
A. B.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ka ndodhur pasditën e së premtes në Pejë, ku një grua dyshohet se u vra nga djali i saj.

Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se gratë nuk po ndihen të sigurta as në rrugë, as në vend të punës e as në shtëpi.

“A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta? Në rrugë jo. Në vend të punës jo. Në shtëpi jo. Dhimbje pafund për jetët e që po shuhen dhunshëm çdo ditë. Si institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues. Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht e papranueshme”, shkroi Çitaku.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në shtëpinë e viktimës, lidhur me rastin është duke u marrë prokuroria ndërsa i dyshuari është arrestuar. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme