Google ADS

Lorent Berisha sonte pretendon ta rrëmbejë çmimin në “DSDS 2023”

12:31 | 15 Prill 2023
A. B.

Talenti shqiptar nga Zvicra, Lorent Berisha, është kualifikuar në finalen e “Deutschland sucht den Superstar”.

Lorent Berisha këndoi këngën “Stay with me” nga Sam Smith, duke e siguruar kështu finalen e “DSDS”, shkruan arbresh.info

Me zërin e tij mahnitës, Lorenti e çoi gjithë publikun në këmbë.

Finalja e madhe live e “DSDS 2023” mbahet sonte e (shtunë), më 15 prill, nga ora 20:15.

Kujtojmë se, Lorent Berisha është me origjinë shqiptare, i lindur në Lucern të Zvicrës. /Arbresh.info/

Të ngjashme