Nënsekretarja e Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare të SHBA-së, Marisa Lago ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Sot, nënsekretarja Lago u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, për të diskutuar marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë dhe zotimin e tregtisë për rritjen e angazhimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ITA në Twitter.
Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë ka dhënë detaje në lidhje me takimin, duke specifikuar se temë e diskutimit ka qenë marrëdhëniet tregtare në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës./Arbresh.info/
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...