“Dardanët” e futsallit pësojnë humbje nga Turqia në turneun që po mbahet në Kroaci

22:56 | 14 Prill 2023
K.B

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “April Cup” që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

“Dardanët” e futsallit janë mundur nga Sllovenia, me rezultat të thellë 6:1.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Mali i Zi e mundi Turqinë, 6:5 pas penalltive.

Kësisoj, të shtunën në orën 16:00, Kosova do të luajë përballë Turqisë, në ndeshjen për vendin e tretë./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme