Google ADS

Abazoviq i kënaqur me mikpritjen që po i bëhet gjatë qëndrimit në Kosovë

22:08 | 14 Prill 2023
K.B

Kryeministri në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë për Arbresh.info tha së është i kënaqur me vizitën e tij që po e zhvillon në Kosovë.

Dhe se mikpritja që po i behët atij është më e madhe se sa e kishe paramenduar.

Abazoviq foli për atë së çka ka arritur ai gjatë këtyre dy viteve në qeverisjen e Malit të Zi.

Duke folur për qeverisjen e tij në këtë shtet ai tha se ajo që ka ndodh para dy viteve është diçka historike, dhe është krijuar një sistem i qëndrueshëm dhe demokratik.

“Arritjet dhe rezultatet nuk mund të i ndalojë askush, zgjedhjet nuk janë më si janë siç ishin dikur, Mali i Zi është shteti e ka pagën minimale më të madhe në rajon”, u shpreh ai në fillim të intervistës.

Ai tha se është shumë i kënaqur me të gjitha këto, dhe duhet ta përshpejtojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme