Google ADS

Avancohen liderë të rinj të FSK-së

15:50 | 14 Prill 2023
A. B.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar sot se nënoficerët e saj kanë përfunduar me sukses “Kursin e Liderit Luftarak sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Sipas njoftimit të FSK-së, programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve (NOF) nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes sot diplomuan edhe kursantët e kursit ‘’ Detyrat e shoferit – Patent Shoferi Ushtarak’’, gjenerata 01/2023.

“Kursantët u trajnuan për procedurat, mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake, përdorimin automjeteve ushtarake , ngasjen e tyre në situata të ndryshme, dhe reagimin në raste emergjente. Ushtria jonë vazhdon të përgatitë vazhdimisht kuadro profesionale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme