Google ADS

Reshjet e dëborës shkaktuan probleme, rihapet qarkullimi në Qafë Murrizë

11:20 | 14 Prill 2023
A. B.

Rihapet qarkullimi i automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass Qafë Murrizë, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.

Qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka probleme.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelon që për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme