Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit dy palësh me homologun e tij nga Mali i Zi Dritan Abazoviq tha se fokus i takimit ishte raportet ndërshtetërore mes dy vendeve.
I pari i ekzekutivit në një konferencë për media tha se e gëzon fakti që Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kurti po ashtu tha se marrëveshja e nënshkruar për shërbime ajrore është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës e ajrore mes dy republikave Kosovë – Mali i Zi.
“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.
Tutje Kryeministri tha se është mirënjohës ndaj shtetit malazez i cili në luftën e fundit në Kosovë u bë strehë e shumë refugjatëve nga Kosova.
Kreu i Kosovës po ashtu tha se sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që shkojnë në Mal të Zi për të pushuar në bregdetin atje, por edhe janë investitorë ekonomik.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mirë fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mirë për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë streh për Kosovën…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona! Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë.
Jemi mirënjohës që në kohët e vështira mali i zi iu bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i millosheviqit. Nga gëzon fakti që Mali i Zi i ka ratifikuar tri shtmarrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
lexo edhe:
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për Shërbime Ajrore
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...