Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ka nënshkruar bashkë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Me këtë marrëveshje parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Abazoviq do qëndrojë në Kosovë nga sot deri të dielën, me ç ‘rast do realizojë shume vizita nëpër institucione e biznese.
Ndryshe, Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, u prit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”. /Arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...