Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës, pasi ka mposhtur Sporting Lisbonën me rezultat minimal 1-0.
Zonja e Vjetër ka triumfuar falë një goli të qendërmbrojtësit Federico Gatti në pjesën e fundit të ndeshjes.
Megjithatë shqetësimi i madh në këtë sfidë ishte për portierin polak Wojciech Szczesny i cili u largua nga loja pasi kishte probleme me frymarrjen.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes për fitoren e arritur, por edhe për gjendjen shëndetësore të polakut.
“Gjëja më e rëndësishme është që Wojciech Szczesny është mirë. Perin bëri dy pritje të jashtëzakonshme në fund, jam i kënaqur me atë që bëri edhe Gatti”.
Portieri i Juventusit, Szczesny u largua nga fusha i përlotur pasi nuk mundte të merrte frymë – ai foli pas ndeshjes për situatën
“Ishte e rëndësishme të fitonim dhe jam i kënaqur me çka bëmë në fushën e lojës. Tani duhet të rikuperojmë energjinë dhe të jemi gati të dielën kundër një ekipi të fortë si Sassuolo”, tha Allegri.
Tutje Allegri foli edhe për rikthimin e Paul Pogbas në fushë, derisa tregoi edhe arsyen pse vendosi të luante me atë sistem ndaj Sportigut.
“Rikuperimi i Pogba është i rëndësishëm, nga tani deri në fund kemi shumë ndeshje dhe të gjithë duhet të jenë në dispozicion”.
“Futbolli nuk është ekuacion, nuk është matematikë, zgjodha tre mesfushorë, ndoshta as një nga këta nuk do të jetë të dielën. Ne kemi nevojë për ekuilibër, e vendos formacionin sipas lojës që do të luajmë dhe karakteristikave të lojtarëve”.
“Me tre mesfushorët gjetëm më shumë gjeometri dhe e pushtuam fushën më mirë. E rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjet në fund. E dinim që Sporting është një ekip i fortë. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u kualifikuar të enjten e ardhshme në Lisbonë”, tha Allegri.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?