Rama mirëpret kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, e nderon me Çelësin e Kryeqytetit

08:57 | 14 Prill 2023
A. B.

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama mëngjesin e sotëm ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij.

Me këtë rast kryetari Rama e nderoi me “Çelësin e Prishtinës” kryeministrin malaze, shkruan arbresh.info

Abazoviq tha se me këtë nderim po ndihet si në shtëpinë e tij.

“Gëzohem personalisht që në një mënyrë simbolike bëhem qytetar i Prishtinës. Me të vërtetë e ndiej veten si në shtëpinë time dhe jam më se i bindur se me kryetarin dhe të tjerët do të punojmë si gjithë rajoni ta ndiejnë veten çdo kush vetën si në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Përndryshe, Abazoviq po qëndron në Kosovë që nga dje dhe sot pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me c’rast do të nënshkruhet Marrëveshja për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve. / Arbresh.info/

 

Të ngjashme