Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari vizituan sot kompaninë Liftkos në hapësirat e Parkut të Biznesit, në Drenas.
Liftkos Sh.P.K si pjesë e familjes gjermane, Schneider Steuerungstechnik GmbH (Lisa-Lift), është kompania e vetme në rajon që bën prodhimin e plotë të ashensorëve dhe e vetmja e certifikuar në Kosovë. Ajo ka të punësuar rreth 50 punëtorë prej të cilëve tetë inxhinierë të elektroteknikës dhe makinerisë, të gjithë të trajnuar në Kosovë dhe në Gjermani.
Atje u mirëpritën nga Hans Joachim Hemstedt, Drejtori Ekzekutiv, Endrit Shatri, Menaxher i Produktit, Donika Gashi, Udhëheqëse e Departamentit të inxhinierëve, dhe Lauras Haxhiu nga Departamenti i shitjeve me të cilët folën për historikun, karakteristikat dhe punën e kompanisë. Nën shoqërimin e tyre, panë nga afër edhe linjën e prodhimit.
Liftet që prodhohen këtu janë me cilësi dhe kontroll maksimal të sigurisë sipas standardeve gjermane dhe janë të certifikuar nga institucioni më i lartë për ashensorë në Evropë, Liftinstituut. 50% e prodhimit e eksporton në Gjermani, nga ku importon motorin dhe dyert e ashensorëve, kurse pjesën tjetër të produkteve i ka të dedikuara për tregun vendor, kryesisht për objekte të hotelerisë dhe biznesore. Ashensori më i shpejtë në Kosovë, i cili aktualisht është në fazën e testimit, është prodhim i Liftkos. Shpejtësia e tij arrin 2.5 metra në sekondë.
Kjo kompani ofron versionin e fundit të kontrollorëve të ashensorit me shumë funksione të veçanta, dhe është prodhues i kontrollerëve të ashensorit dhe pjesës elektronike komanduese. Krahas katër llojeve të lifteve për katër peshë të ndryshme, ajo bën prodhimin e platformave peshëngritëse, dhe ashensorëve invalidorë, dhe bën montimin, riparimin dhe mirëmbajtjen profesionale të ashensorëve. Gjithashtu bën edhe montimin e shkallëve të lëvizshme.
Kryeministri falënderoi Drejtorin Ekzekutiv Hemstedt për mikpritjen e përzemërt dhe për rolin, angazhimin dhe kontributin e tij që falë prodhimeve cilësore të Liftksos ta fusë Kosovë në hartën e vendeve që prodhojnë për tregun evropian./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...